Në këto dy pika kufitare pritjet zgjasin më shumë se një orë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Në këto dy pika kufitare pritjet zgjasin më shumë se një orë
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Fluksi në pikat kufitare në orët e pasdites karakterizohet me pritje të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje në pikën kufitare te Dheu i Bardhë variojnë nga 60 deri në 70 minuta, me kolonat e krijuara të automjeteve në gjatësi prej 700 metrash.

Kolona në hyrje ka edhe në pikën tjetër kufitare Muçibabë, 300 metra gjatësi, ku qytetarët duhet të presin hiq më pak se një orë.

Në pikat e tjera kufitare gjendja është pa probleme të theksuara dhe nuk ka kolona dhe as pritje në të dyja anët e kufirit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024