Shtyrja e themelimit të Asociacionit do të vështirësojë pozitën e Kosovës, thotë profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami. Sipas tij, Kosova e ka detyrim që të bëjë një hap të tillë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.
Ndërkombëtarët i kanë bërë disa herë presion institucioneve vendore për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke e konsideruar si çështje kyçe dhe urgjente.
Sipas tij, ka tendencë për rishkrim të historisë së Kosovës. Gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë Bajrami, është proces i rrezikshëm.
Në intervistën për KosovaPress, profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se ka shkelje të shumta nga Dhomat e Specializuara.Së fundmi, Qeveria e Serbisë ka miratuar projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë.
Për këtë kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, duke thënë se “Serbia ka vepruar në kundërshtim me zotimet e saj në dialogun me Kosovën”.
Derisa komenton përplasjet e pozitës dhe opozitës për dërgimin e ligjeve në Kushtetuese, Bajrami thotë se nuk ka tendencë të bllokimit të qeverisë aktuale. Sipas tij, ka emancipim të politikës kosovare që të procedojë me kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjeve.