Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë - Mitrovicë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë - Mitrovicë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Është përuruar të premten rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Stanovc – hyrja e Vushtrrisë. Kryeministri i vendit Albin Kurti, këtë projekt e ka quajtur të rëndësishëm për lehtësimin dhe qarkullimin e qytetarëve dhe ekonominë e vendit.

Kryeministri Kurti theksoi se ‘rruga po bëhet’, duke shtuar se kjo rrugë ka filluar në vitin 2009 dhe pothuajse e ka moshën e pavarësisë së Kosovës. Ai tha se është dashur që të ndërrohet operatori ekonomik në mënyrë që të realizohet ky projekt.

“Rruga Prishtinë-Mitrovicë po bëhet, ka nisur në vitin 2009, që do me thënë e ka pothuajse moshën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, është dashur që të ndërrohet operatori ekonomik në mënyrë që të ecë puna….Ky segment është nënshkruar në fund të shkurtit si kontratë dhe për 10 muaj po e përurojmë në një gjatësi prej 5 kilometra e gjysmë. Ka ngelur një pjesë shumë e rëndësishme e cila është rreth 5 kilometra Smekornicë-Mitrovicë e cila do të kushtojë rreth 15 milionë euro, janë kryer me përpikëri, me drejtësi edhe shpronësimet edhe rregullimi i trotuareve edhe gypat e ujësjellësit e kanalizimit. Është dashur të rregullohet edhe rrjeti elektrik”, tha Kurti.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit, Liburn Aliu theksoi se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë. Aliu ka folur edhe për realizimin e segmenteve të tjera.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit, Hysen Durmishi ka detaje tjera për kontratat e këtij projketi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025