Gjillas dhe Aleksiq nga Qendra Emergjente: Grupi i Lluka Petroviqit brutalisht na shkelmuan
Rajoni
Lexohet për: 3 min.
Dragan Gjillas në Qendrën Emergjente, rrahet nga një grup personash
1 javë më parë
Linku u kopjua

“Ai grup, i cili udhëhiqet nga Lluka Petroviq, i cili është sekretar i qytetit për investime dhe që është një nga njerëzit më të rëndësishëm në SNS, përmes të cilit shkojnë të gjitha punët, na sulmuan, na goditën disa herë. Nuk ishte përleshje, sigurisht që nuk kemi ardhur ne të dy, të zihemi me dhjetë veta”, tha kryetari i SSP-së, Dragan Gjillas pas ekzaminimit në Qendrën Emergjente.

Kujtojmë se ai dhe Gjorgje Aleksiqi u lënduan pasi u sulmuan nga një grup personash të cilët ishin duke ngjitur postera në të cilët opozitarët paraqiteshin si hajdutë, dhe që po shfaqen këto ditë në mbarë Beogradin.

“Ne erdhëm t'i pyesim pse e bëjnë këtë, pse vendosin postera që njerëzit i shikojnë dhe që ofendojnë dikë, për të cilin ata pretendojnë me vite të tëra nuk janë të tyret, por siç e shihni - ata janë të tyret dhe pas tyre qëndron Vuçiqi dhe ai grup i organizuar kriminal. Janë ngjitur disa vite më parë në shkollën ku shkojnë fëmijët e mi. Lluka Petroviq më tha se unë jam hajdut dhe për këtë më goditi për herë të parë. Më goditën disa herë. U mbrojtëm sa mundëm, në fund më rrëzuan. Gjorgje u përpoq të më mbronte, ai u godit më shumë se unë. Kur mbaroi çështja, ata vrapuan në rrugë pa asnjë problem”, thotë Gjillas.

Ai thotë se njëri nga fqinjët ka zbritur dhe ka thënë se ka parë nga dritarja se çfarë ka ndodhur dhe ka deklaruar se aty ndodheshin veturat e tyre – një Mercedes dhe dy vetura që ishin parkuar aty.

“Me sa dëgjoj, edhe Luka Petroviq ka ardhur për të raportuar diçka në Qendrën Emergjente, por nuk e di se çfarë sepse ka vrapuar nëpër rrugë si Husein Bolt, jo se i ka munguar diçka. Kjo është diçka që po ndodh në gjithë Serbinë. Më ndodhi sonte. Ka kaq shumë njerëz të rrahur gjatë gjithë këtyre viteve, në një situatë më të keqe se e imja. Deri sonte mendoja se të qenit deputet dhe kryetar i partisë opozitare më mbronte - me sa duket nuk druajnë nga asgjëje. Unë vetëm mund t'i këshilloj njerëzit që të ruajnë paqen dhe jetën, sepse koka e njeriut është më e vlefshme se çdo gjë", tha kreu i SSP.

Gjorgje Aleksiq tha se kur e rrëzuan Dragan Gjillasin në tokë, “ filluan brutalisht ta shkelmojnë”.

Kujtojmë se Aleksiqi nga forca e goditjeve ka disa hematoma në shpinë dhe në pjesën e pasme të qafës, ndërsa Dragan Gjillas e ka lënduar kyçin e këmbës dhe për shkak të lëndimeve të dukshme është fotografuar edhe koka e tij./N1/

https://kosovapress.com/dragan-gjillas-ne-qendren-emergjente-rrahet-nga-nje-grup-personash

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024