Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar rreth 21% më shumë ankesa nga qytetarët për zyrtarët policorë, krahasuar me vitin e kaluar. Sipas këtij institucioni, ankesat vinë kryesisht si rezultat i “keqkomunikimit në mes të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve e që në disa raste përfundon me përdorim të forcës”. Nga këto raste, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e rreth 85 zyrtarëve policorë.
Gjatë këtij viti, IKP-ja ka pranuar rreth 1.900 ankesa për punën e policëve, thotë për KosovaPress, kryeshefi i këtij institucioni, Kushtrim Hodaj.
Gjatë vitit 2024, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e 85 zyrtarëve policorë, ndërkaq 21 të tjerë janë arrestuar.
Hodaj thotë se gjatë kësaj periudhe, kanë ngritur edhe 83 kallëzime penale.Regjioni i Prishtinës mbetet parashtruesi më i madh i ankesave, sipas Hodajt.
Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës tha se për Policinë kanë rekomanduar rritje të kapaciteteve në mënyrë “që të zvogëlohet koha e reagimit nga momenti i njoftimit për ndonjë rast”.