Ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut Njazi Thaçi, ka njoftuar se e ka paditur për 'shpifje' deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.
“Kjo është padia e dytë që kam dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë për shpifje. Armend Muja do të përballet me drejtësinë për shpifjet që ka bërë ndaj meje në konferencën e 7 dhjetorit. Do të ndjek të njëjtën rrugë ligjore kundër çdokujt tjetër që përmend emrin tim dhe shpif, vetëm për të mbuluar dështimet personale ose për përfitime politike. Unë nuk jam në garë politike dhe as nuk bëj politikë, por nuk do të lejoj që puna dhe sukseset e KEK-ut të njollosen me gënjeshtra të turpshme dhe krahasime të trilluara”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebok.
“KEK-u ka qenë shembull në menaxhim, punë dhe përkushtim. Nga një ndërmarrje e shkatërruar dhe demoluar, kemi arritur ta kthejmë në ndërmarrjen publike më të suksesshme në shtet. Miliona euro i janë dhënë buxhetit të shtetit, dhe mbi të gjitha, kemi operuar duke e mbajtur çmimin më të lirë të energjisë në rajon dhe Evropë për qytetarët tanë”, tha Muja.
Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja më 7 dhjetor në një konferencë për media ka folur lidhur me debatin për kontratat njëburimore, me theks të veçantë kontratat e energjisë elektrike.Postimi i plotë i Njazi Thaçit:
Padi për Armend Mujën
Jo Armend Muja e partia e tij, por asnjë fuqi në këtë tokë nuk mundet të mohojë rezultatet e KEK-ut, që janë arritur me përkushtim maksimal dhe me mundin e mijëra punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje. KEK-u ka qenë shembull në menaxhim, punë dhe përkushtim. Nga një ndërmarrje e shkatërruar dhe demoluar, kemi arritur ta kthejmë në ndërmarrjen publike më të suksesshme në shtet. Miliona euro i janë dhënë buxhetit të shtetit, dhe mbi të gjitha, kemi operuar duke e mbajtur çmimin më të lirë të energjisë në rajon dhe Evropë për qytetarët tanë.
• Danimarka është ndër vendet me çmimin më të shtrenjtë të energjisë në botë (0.34 dollar për KWh).
• Sllovenia ka çmim prej 0.22 dollar për KËh.
Për sqarim:
• Kompania aktuale që importon energjinë quhet “Danske Commodities” me bazë në Danimarkë, ndërsa Geni ka bazën në Slloveni. Por transportimi i energjisë mbetet i njëjtë.
Në lidhje me pozitat e mia në KEK:
Unë kam qenë shef i prokurimit deri në tetor të vitit 2011 dhe nuk kam nënshkruar asnjë kontratë për import pas asaj date. Nga 9 maji 2013, KEK është privatizuar dhe importi ka kaluar te KEDS, operatori privat, i cili ka menaxhuar importin dhe eksportin deri në vitin 2019.