Kupa e Kombit në Paragliding në Shkodër
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
Kupa e Kombit në Paragliding në Shkodër
1 javë më parë
Linku u kopjua

Në Shkodër u zhvillua në javën e parë të dhjetorit Kupa e Kombit në Paragliding, një nga garat më të rëndësishme në Shqipëri dhe Kosovë.

Në këtë garë që zhvilloi edicionin e saj të parë në Shkodër morën pjesë pilotë nga rajoni dhe më gjerë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kjo garë në Shkodër, e cila synohet të kthehet në një traditë.

“Disa nga momentet e Kupës së Kombit në Paragliding, një nga garat më të rëndësishme në Shqipëri dhe Kosovë, që solli pilotë nga rajoni dhe më gjerë në edicionin e saj të parë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Paragliding është fluturimi me parashutë i cilësuar si sport ekstrem. Në Shqipëri viteve të fundit po organizohen një sërë garash me parashutë, ku të rinj të pasionuar pas këtij sporti fluturojnë në vende të ndryshme./ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024