Përfshirja e estradës në listën për deputetë nga subjektet politike ka befasuar paksa qytetarët. Disa shprehen pro e disa thonë se nuk e kanë vendin në Kuvend. Dikush do të dëshironte Shyhrete Behlulin e dikush tjetër Shkurte Fejzën pjesë e listave.
Qytetarët thonë se kjo është strategji e partisë politike për të tërhequr vota, derisa shprehen skeptikë për kontributin e tyre në politikë.
Nora Llapashtica vlerëson se këngëtarja Edona Llalloshi do të duhej të hynte në garë me LDK-në. Përveç kësaj, ajo shpreh dëshirën për ta parë në politikë edhe këngëtaren Shkurte Fejza.
Argjend Bejtullahu shprehet kundër përfshirjes në politikë të estradës, teksa komenton mos përfshirjen në listë të ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu.Ndërsa Halil Sylejmani thotë se kandidatët për deputetë duhet të jenë dinjitozë dhe profesionalë.
Ndryshe, këngëtarja Edona Llalloshi tashmë është zyrtarisht është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Kjo nuk është hera e parë që njerëz të estradës t’ia mësyjnë garës për deputetë.