Subjektet politike shprehen optimiste për rezultate pozitive në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Një ditë pasi shpallën listat e kandidatëve për deputetë, ato thonë se përbërja e tyre ofron përfaqësim gjithëpërfshirës dhe kualitativ. Ndërsa analistë politikë thonë se në listat e partive nuk ka ndonjë befasi, me përjashtim të mos përfshirjes së Liburn Aliut në listën e LVV-së dhe Agim Veliut në listën e LDK-së.
Anëtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress se lista e partisë aktuale në pushtet përmban emra të dëshmuar në skenën politike kosovare, derisa nënvizon se e njëjta do të jetë fituese.
Në anën tjetër, anëtari i kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj, thotë se lista e tyre është gjithëpërfshirëse sa i përket ideologjisë dhe filozofisë politike. Sipas tij, në listë ka njerëz të dëshmuar në aspektin profesional dhe intelektual.
Besnik Tahiri nga AAK thotë se lista e tyre është “më e forta”, reprezentative dhe “magnetike” për të marrë votën e elektoratit në ditën e zgjedhjeve.Partitë politike më 11 dhjetor kanë dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor listat e kandidatëve për deputetë që do të jenë pjesë e garës zgjedhore për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.