Ahmeti thotë se Grubi largohet vetë nga partia nëse i vërtetohet fajësia
Lajme
Lexohet për: 2 min.
ahmeti-11124
2 javë më parë
Linku u kopjua

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se nuk i kontestojnë vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, pasi ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është futur në listën e zezë të SHBA-ve.

Ahmeti ka thënë se nëse vërtetohet fajësia, Grubi do të largohet vetë nga funksionet e partisë.

“Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të Shtetit, zotëri Grubi e ka të drejtën e ankimimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve sepse kjo e drejtë i njihet zotëri Grabit në vendimin e Departamentit të Shtetit, dhe zotëri Grubi sigurisht nuk do as të dëmtojë subjektin e vet familjen e vet - Bashkimin Demokratik për Integrim, deri në momentin që ky proces të ketë një epilog", ka thënë Ahmeti.

"Mendoj që zotëri Grupi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, zotëri Grubi sigurisht do të tërhiqet vet nga të gjitha funksionet e partisë”, ka shtuar ai kur është pyetur nëse Grubi do të lirohet nga funksionet e partisë.

Më 9 dhjetor, DASH njoftoi se ka futur në listën e zezë të SHBA-së, Grubin dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti. Arsyeja, sipas Departamentit të Shtetit, përfshirja në “korrupsion të madh”.

Pas kësaj, Grubi ka reaguar në Facebook duke thënë se gjithmonë ka punuar “me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkim Evropian”.

“Ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht”, ka thënë ai.

Grubi që vjen nga radhët e BDI-së, ishte numri dy në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga viti 2020 deri më 2024.

https://kosovapress.com/artan-grubi-dhe-enver-bexheti-futen-ne-listen-e-zeze-nga-dash

https://kosovapress.com/grubi-ne-listen-e-zeze-te-departamentit-te-shtetit-reagon-bdi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024