Mosrealizimi i reformës në drejtësi po konsiderohet dështim i qeverisë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
java-kunder-korrupsionit-091224
2 javë më parë
Linku u kopjua

Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se qeveria ka dështuar sa i përket reformës në drejtësi. IKD ka prezantuar të hënën raportin me titull “Dështimi i reformës në drejtësi”, aktivitet që po mbahet në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2024”.

Hulumtuesi Gëzim Shala e ka përmendur mungesën e Vetingut si dështim në këtë proces, që ishte premtim i qeverisë.

“Përderisa në fillim të mandatit është ndryshuar ligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vetëm një nen dhe janë injoruar problemet e tjera të këtij ligji, pra nuk janë hapur edhe problemet e tjera. Ndërkaq tash kur po përfundon mandati, ligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ende nuk është i reformuar, ende nuk ka të drejtë ankese nëse një autoritet kompetent e hedh një ankesë disiplinore dhe të gjitha këto çështje e ndërtojnë argumentin se reforma në drejtësi në kuptimin e plotë të fjalës ka dështuar dhe nuk është arritur kjo reformë përkundër premtimeve dhe pritjeve të mëdha që kjo reformë të ndodh”, ka thënë ai.

Në këtë tryezë, koordinatori i Departamentit për drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka kritikuar qeverinë Kurti për mos punë në reformën për drejtësi.

E shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova po përballet me problemin e korrupsionit.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka radhitur, ndër të tjera, si dështim të qeverisë edhe mosjetësimin e reformës në Këshillin Prokurorial si dhe mungesën e Strategjisë kundër korrupsion.

Procesin e Vettingut - përgatitjen e bazës ligjore, ekzekutivi kosovar e nisi në tetor të vitit 2021 ku u miratua koncept dokumenti për Vetting në drejtësi.

Më pas për këtë koncept-dokument u kërkua edhe mendimi i Komisionit të Venecias i cili fillimisht rekomandoi verifikimin e niveleve të larta në gjyqësor dhe në prokurori.

Më pas u hartuan amandamente kushtetuese nga 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilat kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në fillimin e marsit të vitit të kaluar i dërgoi për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Në fund të dhjetorit të 2023-ës, Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Me vlerësimin për kushtetutshmëri është ballafaquar edhe Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës i cili edhe u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Ai u ridërgua në Kuvendin e Kosovës dhe u votua,  më pas nga opozita përsëri e dërgoi në Kushtetuese.

Me Gjykatën Kushtetuese opozita e përballi edhe Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme i cili aktualisht pas ndryshimeve të bëra nga ministrja e Drejtësisë, e që janë paraparë në aktvendimin e Kushtetueses, tashmë është proceduar për votim në Kuvendin e Kosovë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/ku-mbeti-reforma-ne-sistemin-e-drejtesise

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024