Eksportet e bimëve mjekësore të Shqipërisë u rritën me 14%
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
bimeee-1
2 javë më parë
Linku u kopjua

Bimët mjekësore dhe aromatike zënë një pjesë e rëndësishme në totalin e eksporteve bujqësore të Shqipërisë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se në për periudhën janar- tetor 2024, eksportet e bimëve mjekësore u rritën me rreth 14%.

Ndërsa totali i eksporteve bujqësore për 10 mujorin 2024, regjistroi një rritje prej 18.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Totali i eksporteve bujqësore në sasi arriti në 386,795.39 ton, duke arritur vlerën e 43.05 miliardë lekëve ose rreth 430.5 milionë euro.

MBZHR bën të ditur se, sektori i bimëve mjekësore vijon të japë që ndikim të rëndësishëm socialo-ekonomik, si në rritjen e punësimit por edhe sigurimin e të ardhurave ekonomike të larat nga eksportet e këtyre bimëve, që janë shumë të kërkuara në tregjet me vlerë të shtuar.

Më shumë se, 400 specie janë identifikuar si bimë Mjekësore dhe Aromatike të florës shqiptare, nga të cilat më shumë se 200 specie mblidhen dhe tregtohen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024