LVV rrëfehet për kontratat e negociuara dhe jep detaje për kontratat për energjinë elektrike
Biznes
Lexohet për: 5 min.
462653233_587052597028170_5505814215764292914_n
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë detaje lidhur me debatin për kontratat e negociuara, me theks të veçantë kontratat e energjisë elektrike, ku theksuan se i gjithë debati ishte qenë betejë apo rezistencë e mafies energjetike nga Serbia për ta rikthyer tregun e Kosovës të cilin e ka humbur.

Por ky vit këtu, i gjithë debati që është reflektuar unë gjykoj që ka qenë betejë apo rezistencë e mafies energjetike nga Serbia për ta rikthyer tregun e Kosovës, gjë që siç është evidente e ka humbur”,

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja në një konferencë për media, tha se kanë marrë të dhëna nga KRPP, e cila bazohet në të dhënat e auditorit, ku shihet se numri i kontratave të negociuara ka shënuar rënie të dukshme gjatë qeverisjes Kurti, krahasuar me vitet e tjera.

Ai tha se edhe për nga vlera, ministritë deri në fund të muajit tetor, ka nënshkruar 11 milionë euro kontrata, trefish më pak se në vitin 2019.

“Në vitin 2023 ishin  59 kontrata, në vitin 2021 ishin 1010, në vitin 2018- 136, në vitin 2015- 155, në vitin 2014- 179, në vitin 2013-203 dhe rekordi ishte 206 kontrata në vitin 2010. Këto janë nga të dhënat e KRPP-së.... Ministritë deri më tani, 30 tetor, kanë nënshkruar 11 milionë euro kontratave, që është trefish më pak se në vitin 2019, ku ishin 42 milionë euro me atë numër të kontratave, pastaj viti 2016-35 milionë euro, viti 2011-46 milionë euro, pra në dy vitet e fundit kemi përgjysmim të vlerës së të kontratave të nënshkruara nga ministritë apo në 2024 mund të kemi trefish më pak vlerë të kontratave, krahasuar me vitet paraprake”, tha ai.

Gjatë konferencës, Muja potencoi se krahasuar më vitet e kaluara kur në pushtet ishin partitë e tjera, ka rënë dukshëm importi dhe eksporti i energjisë elektrike nga Serbia.

Muja duku iu referuar të dhënave të Doganës së Kosovës, tregoi se sasia e importuar e energjisë elektrike nga viti 2008-2023, heq dy vitet 2009-2010 për të cilat të dhënat nuk ishin të disponueshme, ishte 901 milionë euro.

"Vlera e energjisë e elektrike e importuar deri në vitin 2023 ishte 900 milionë apo 901 milionë euro...369 milionë euro është importuar nga Sllovenia, 223 milionë euro nga Serbia, 81 milionë euro nga Maqedonia e Veriut, 61 milionë euro nga Greqia dhe 58 milionë euro nga Shqipëria...Me të kaltër është tendenca e importit total të energjisë elektrike nga vendi origjinës. Nga 100 e katërta 2008 deri në vitin 2018, reflekton një dominim të Serbisë si vend i origjinës të importit të energjisë elektrike. Nga viti 2019 e gjelbër reflekton dominimin e Sllovenisë si burim, vend i importit të energjisë elektrike. Në vitet e fundit, siç po shihet importohet po thuajse asgjë nga Serbia. Në fakt importet e Kosovës ishin nga Sllovenia, Danimarka, Maqedonia e Veriut dhe nuk importohet energji elektrike nga Serbia. Por ky vit këtu, i gjithë debati që është reflektuar unë gjykoj që ka qenë betejë apo rezistencë e mafies energjetike nga Serbia për ta rikthyer tregun e Kosovës, gjë që siç është evidente e ka humbur”, tha ai.

Sipas tij, nga viti 2013 deri në vitin 2023, Kosova ka eksportuar rreth 250 milionë euro energji elektrike.

Ne kemi eksportuar ndërmjet 2013 dhe 2023, 274 milionë euro energji elektrike. Vendi ku ne e kemi eksportuar energjinë elektrike është Serbia me 115 milionë euro. pastaj, Sllovenia me 42 milionë euro, Danimarka 33 milionë euro, Shqipëria 11 milionë euro. Edhe tek ekspertet e energjisë elektrike apo beteja për tepricat e KEK-ut gjatë natës dhe vendit të origjinës është kështu siç e shiheni nga 2013 deri 2018, kemi pas dominim të plotë të Serbisë si vend ku është eksportuar teprica energjisë të KEK-ut, nga viti 2018 një rënie, ka pas një tendencë që të rikthehet, vend destinscion i tepricave të KEK-ut në vitin 2020, por siç e shiheni Serbia nuk është vend i tepricave të KEK-ut. Gjithë kjo energji e importuar dhe eksportuar është bërë përmes kontratave direkte, ne kemi gjetur kontratat nga viti 2008 me EFT Grupin e Vuk Hamoviqin, Rutnapin e Damir Fazliqit, Energia e Sfetozat Bullatoviqin. Këta janë tre personat që e kanë dominuar eksportin dhe importin e energjisë elektrike deri në vitin 2020. Këto kontrata i kam të disponohem për ju këtu, i ka nënshkruar Njazi Thaçi”, tha ai, duke shtuar se i njëjti person ka nënshkruar kontratat me Genin.

Deputeti tjetër i LVV-së, Enver Haliti tha se kontratat njëburimore i ka quajtur propaganda të partive opozitare dhe analistëve që përkrahin këto të fundit.

Ai tha se nga viti 2021 deri tani rreth 43 për qind e kontratave të negociuara, janë në kuadër të komunave të Kosovës.

Sipas tij, komunat që prijnë me këto kontrata dhe se po shënojnë rritje janë Prishtina, Malisheva, Gjakova dhe Ferizaj.

Haliti tha se komunat kanë rreth 165 kontrata me negocim, derisa te qeveria dhe ministritë ka shënuar rënie.

Ai dha detaje edhe për kontratat në Ministrinë e Brendshme.

“Ndërsa sa i përket ministrive ku ka qen debat i opozitës, e kemi thënë se që nga viti 2021 deri në vitin 2024, ato kontrata që janë nënshkruar me negocim kanë të bëjnë me furnizimin me pasaporta, blerjen e mikrosoftit për administratën publike që janë qenë të pamundura që të prokurohen në mënyra tjera. Ndërsa, te Ministria e Bujqësisë”, tha ai.

Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes është kritikuar për ushqim, por theksoi se kontratat njëburimore për ushqime ka shndërruar në kontrata për blerjen e armatimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025