Në një garë me pjesëmarrjen e asociacioneve dhe kompanive nga të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë, Unioni i Turizmit të Kosovës është vlerësuar me çmimin e parë në kategorinë Best Performing Tourism Assotiation in Balkans 2024, çmim ky i ndarë nga Balkan Awords Of Tourism Industry 2024.
Sipas unionit, ky çmim ka një rëndësi të veçantë për ata e sidomos kur vlerësohet puna dhe kontributi i UTK-së nga akter ndërkombëtar.
Në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara në këtë ngjarje, kryetari i Unionit të Turizmit të Republikës së Kosovës, Baki Hoti, ka takuar zëvendësministrin e Turizmit të Bullgarisë, Pavlin Petrov, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj Republikës së Kosovës në të gjitha sferat, përfshi këtu edhe turizmin.
Po ashtu, Hoti ka takuar edhe homologet nga vendet pjesëmarrëse me të cilët kanë diskutuar për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e turizmit.