Protestojnë punëtorët shëndetësorë, këto janë kërkesat
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua
Përfaqësuesit e mantelbardhëve, Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës në protestën e sotme para Kuvendit të Kosovës ka shprehur pakënaqësitë e tyre për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, si dhe injorimi i protestës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj kërkesave të FSSHK-së. Gjatë protestës, ministri i MSh-së, Arben Vitia ka takuar përfaqësuesit e kësaj sindikate.
Kryetarja e FSSHK-së, Tevide Imeri theksoi se kërkesat janë të arsyeshme dhe kërkoi të plotësohen nga institucionet përkatëse të vendit.
Ajo po ashtu kritikoi Vitinë se nuk ka vizituar asnjëherë klinikat, ku sipas tij “ministri Vitia vetëm kur prehën shiritat për përurime”.
Ajo ka paralajmëruar se nëse nuk ka ndryshim do te vazhdojnë me protesta.