Më 15 nëntor 2024, të premten, në orën 19:00, Këshilli Amerikan për Arsimin Ndërkombëtar në Kosovë organizoi një mbrëmje gala me temën "Dy Dekada të Frymëzimit të Nismëtarëve të Ndryshimeve", duke festuar 20-vjetorin e Fondit Amerikan të Arsimit për Kosovën (KAEF) – një pikë e rëndësishme në trashëgiminë e tij.
Mbi 250 të ftuar morën pjesë në gala, duke përfshirë kryeministrin Albin Kurti, ish-Presidenten dhe Anëtaren e Nderit të Bordit të KAEF-it Atifete Jahjaga, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së dhe Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
Znj. Choate theksoi kontributet e KAEF-it si dhe rëndësinë e mundësive të shkëmbimit arsimor si mjete të fuqishme për ndryshime shoqërore dhe zhvillim. Tutje, Z. Shporta reflektoi mbi arritjet si mundësi për të nderuar të kaluarën, përqafuar të tashmen dhe parashikuar një të ardhme edhe më të ndritur. Së bashku, ata gjithashtu tërhoqën vëmendjen te një tjetër përvjetor i rëndësishëm: 50-vjetori i Këshillit Amerikan për Arsimin Ndërkombëtar.
Pas kësaj, znj. Jeta Zagragja dhe z. Michael E. Hora, Bashkëkryetarë të Bordit të KAEF-it në Kosovë dhe SHBA, përshëndetën ngrohtë të pranishmit."Gjatë dy dekadave të fundit, ky program ka pasuruar zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës dhe ka lënë një trashëgimi të cilën e kemi ndjerë në çdo sektor të shoqërisë sonë. Sot, 115 përfitues janë kthyer në Kosovë, duke kontribuar në zhvillim si ministra, inovatorë dhe qytetarë liderë. Puna e tyre dëshmon fuqinë e pamasë dhe të vazhdueshme të arsimit," tha znj. Zagragja.
Mbrëmja vazhdoi me një adresim nga Kryeministri Albin Kurti. Në fjalën e tij, z. Kurti tha: "Së bashku, mund të kultivojmë një rrjedhë të qëndrueshme të liderëve të aftë dhe inovativë për të fuqizuar edhe më tej ekonominë e Kosovës, qeverisjen e mirë dhe reputacionin global. Ne jemi të etur të vazhdojmë dhe të zgjerojmë bashkëpunimin tonë me KAEF-in dhe Këshillin Amerikan, duke ndërtuar mbi një themel ekselence."
Më tej, z. Gazmend Gjonbalaj, Anëtar Bordi i Këshillit Amerikan për Arsimin Ndërkombëtar dhe KAEF-it, prezantoi folësen kryesore të mbrëmjes: znj. Drena Kusari-Berisha, Zëvendëspresidente dhe Menaxhere e Përgjithshme në Microsoft, e cila së fundmi iu bashkua bordit të KAEF-it.
Ajo më tej theksoi se e ardhmja e Kosovës nuk ka të bëjë vetëm me zënien e hapit– ajo ka të bëjë edhe me formësimin e skenës botërore, duke shfrytëzuar pikat tona të forta dhe duke realizuar potencialin tonë të madh.
"Me themelin e qëndrueshmërisë, komunitetit dhe fuqisë së diasporës sonë, pyetja nuk është nëse Kosova do të lërë shenjën e saj, por sa e madhe do të jetë ajo shenjë," përfundoi znj. Kusari-Berisha.
• Çmimi i KAEF-it për Avokim - Fondacioni Behgjet Pacolli
• Çmimi i KAEF-it për Korporatën Ndryshimtare – Meridian Express
• Çmimi i Trashëgimisë së KAEF-it - Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Në përmbyllje të programit, znj. Gjikolli prezantoi një video nga një i ftuar special për të shënuar këtë moment të rëndësishëm. Mes duartrokitjeve të turmës, Presidenti Bill Clinton, Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, u shfaq në ekran, duke dhënë një fjalim emocional dhe mbështetës. Ai preku të pranishmit e galas duke thënë:Njëzet e pesë vjet më parë, Presidenti Clinton udhëhoqi koalicionin ndërkombëtar për të ndërhyrë në Kosovë përmes Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), dhe njihet për udhëheqjen e tij të palëkundur dhe mbështetjen për paqen dhe stabilitetin e vazhdueshem të të gjithë rajonit.
Mbrëmja gala mbaroi me një pritje të ngrohtë dhe një performancë live nga Don’t Listen to Your Neighbors. Ky përvjetor ofroi një mundësi për bursistët e KAEF-it, përfaqësuesit e bizneseve dhe liderët e komunitetit dhe institucioneve për t'u rrjetizuar dhe festuar së bashku.
Rreth KAEF-it
I administruar nga Këshilli Amerikan për Arsimin Ndërkombëtar, KAEF ka mbështetur mbi 115 studentë kosovarë përmes bursave të plota pasuniversitare në mbi 40 universitete kryesore në Shtetet e Bashkuara, që nga themelimi i tij në vitin 2004.