Shqipëri: SPAK godet grupin kriminel, ekstraktonin kokainën nga lëkura e bagëtive
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Shqipëri: SPAK godet grupin kriminel, ekstraktonin kokainën nga lëkura e bagëtive
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas një hetimi të nisur në vitin 2023, SPAK ka goditur sot një laborator ku përpunohej kokaina nga Amerika Latine në Qerekë të Fushë Krujës, duke arrestuar tre shtetas të huaj dhe shtatë shtetas shqiptarë.

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se si kolumbianët dhe venezuelasit përdoreshin si “ekspertë” që garantonin suksesin teknik të operacionit, pasi mund të ekstraktonin kokainën nga materiale gjenetike. Kjo bëhej me anë të lëkurës së bagëtive, ku droga e papërpunuar kthehej në produkt të gatshëm për tregun.

“Kolumbianët dhe venezuelasit, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian. Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës”, shprehet Prokuroria.

Hiwlen Ledezma Narvaez (41) nga Kolumbia, Joze Ramon Zacarias Vasquez (35) dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano (42) nga Venezuela janë tre shtetasit e huaj që u kapën gjatë operacionit.

Ndërsa shtetasit shqiptarë të arrestuar janë Geis Fejsullai (42) nga Tirana, Klajdi Birçe (40) nga Tirana, Artion Caushllari (37) nga Tirana, Endi Sejdini (25) nga Kruja, Aldi Zonja (37) nga Tirana, Ismail Abdurrahmani (51) nga Shkodra dhe Baki Huqi (57) nga Durrësi./Tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024