Sonte dueli i madh i boksit Tyson-Paul
Sport
Lexohet për: 1 min.
Tyson-Paul
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Mike Tyson i rikthehet boksit profesionist për herë të parë në gati dy dekada të sonte në Teksas. Ish-kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda, 58-vjeçari do të përballet me YouTuber-in e kthyer në boksier, Jake Paul, në një përballje të krijuar për Netflix që pritet të tërheqë një audiencë globale prej rreth 300 milionë shikuesish.

Meçi do të zhvillohet në stadiumin AT&T me kapacitet 80,000 dhe pritet të nis pas mesnate, rreth orës 02:00, përcjellë KosovaPress.

Lufta është planifikuar për tetë raunde dy minutëshe dhe lejohen nokautet. Ndryshe nga thashethemet, boksierët nuk do të mbajnë mbrojtëse koke, megjithëse dorezat e tyre do të peshojnë 14 oz - më të mëdha se versionet standarde 10 oz.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025