​Bashkëpunimi në siguri, kreu i KFOR-it takoi presidenten Osmani
Lajme
Lexohet për: 1 min.
​Bashkëpunimi në siguri, kreu i KFOR-it takoi presidenten Osmani
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot me presidenten Vjosa Osmani me të cilën ka diskutuar mbi situatën aktuale dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.

Barduani përsëriti përkushtimin e misionit që ai drejton për një Kosovë paqësore dhe stabile, si dhe nënvizoi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të mirë me organizatat e sigurisë vendore dhe rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të rregullt, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë vendin dhe rajonin.

Ai gjithashtu vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë të KFOR-it me BE në terren, duke përfshirë mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025