Këngëtarja dhe miliarderja Rihanna (36) ka folur mbi rikthimin e mundshëm në skenën muzikore, pasi nuk ka publikuar këngë të reja prej vitesh.
Ajo në një event për markën e saj Fenty Beauty, la të kuptohet se megjithatë së shpejti do të tërhiqet nga industria e muzikës, pasi “Zoti kishte plane të tjera”.
Deklarimet e saj shkaktuan reagimet e fansave që prisnin kthimin e saj në skenë.
"Ajo po përpiqet t'ju tregojë se nuk do të ketë këngë të reja", "Muzika nuk është fokusi i saj", "Duhet të pranojmë që ajo nuk është më këngëtare, ajo është një grua biznesi që ka qenë këngëtare", "Rihanna kurrë ju pëlqeu muzika, duhet ta kuptoni se ishte punë", "Më falni, por nuk mund ta dëgjoj më këtë, thjesht thuaj se nuk do ta publikosh albumin".Albumi i tretë Good Girl Gone Bad u publikua në maj 2007 dhe u nominua për 9 çmime Grammy, prej të cilave fitoi një.
Rated R u publikua në vitin 2009 dhe albumi i pestë Loud u publikua në vitin 2010. Ajo publikoi albumin e saj të gjashtë, Talk That Talk, në vitin 2011, dhe albumin e saj të shtatë, Unapologetic, në vitin 2012. Katër vjet më vonë, u publikua albumi i saj i tetë dhe deri tani i fundit - Anti.