Shqyrtohen tri raporte të auditimit, këto janë të gjeturat
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Shqyrtohen tri raporte të auditimit, këto janë të gjeturat
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit për Komisionin e Pavarur për Media për 2023, raportin e auditimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për 2023, si dhe raportin e auditimit për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për 2023.

Kryetarja e këtij Komisioni, Hykmete Bajrami ka thënë se raportet nga këto tri institucione janë me opinion të pamodifikuar.

Sa i përket raportit të auditimit për Komisionin e Pavarur për Media për 2023, Bajrami u shpreh se ky raport ka rezultuar me një gjetje të vetme dhe ajo ka të bëjë me funksionimin e pozitave të larta udhëheqëse me ushtrues detyre.

Edhe sa i përket raportit të auditimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për 2023, Bajrami ka thënë se janë dy gjetje, njëra ndër to ka të bëjë me moskryerjen e inventarizimit të pasurisë brenda afatit ligjor.

Ndërsa, ka shtuar se edhe raporti i auditimit për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për 2023, ka opinion të pamodifikuar dhe se janë tri gjetje, njëra ndër to ka të bëjë me zotimin e mjeteve dhe nxjerrjen e urdhërblerjes pas pranimit të faturës në gjashtë pagesa.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024