VOA: Kina, Irani dhe Rusia po intensifikojnë përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Sondazhi i ri: Trump pothuajse u barazua me Harris në mesin e hispanikëve
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Raportet nga gjigandi i softuerit Microsoft, si dhe firma e sigurisë kibernetike Recorded Future, në mënyrë detale i ka përshkruar aktivitetet kibernetike të lidhura me ato vende që synojnë të ndikojnë në perceptimin e publikut amerikan më pak se dy javë para votimit.

Në raportin e Microsoft-it, tregohej se ndryshimet më të mëdha janë vërejtur kur bëhet fjalë për përfshirjen e dy grupeve të hakerëve të lidhur me Kinën.

"Operacionet e ndikimit të Kinës kanë marrë kohët e fundit një kthesë të re, sipas disa kandidatëve që nuk renditen lart në fletëvotim dhe anëtarëve të Kongresit," shton.

Dokumenti vuri në dukje se që nga shtatori, grupet e lidhura me Kinën kanë vënë në shënjestër katër republikanë të shquar dhe kritikë të shpeshtë të qeverisë së Pekinit.

Ambasada kineze në Uashington i mohoi këto akuza. "Zgjedhjet presidenciale janë një çështje e brendshme e SHBA-së. Akuza të tilla janë plot me spekulime dashakeqe kundër Kinës", tha zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashington, Liu Pengyu.

Anëtarët e Kongresit, megjithatë, nuk janë të befasuar nga numri në rritje i aktiviteteve të dëmshme kibernetike.

"Partia Komuniste Kineze nuk toleron askënd që mbështet dhe u jep zë partive nën sulmin e saj. Jam i nderuar që një shkelës kryesor i të drejtave të njeriut, një cenues i lirisë së fjalës dhe një shtypës i popullit të tij - sfidon punën time." tha ai.

Microsoft dhe Recorded Future paralajmërojnë se Kina nuk po vepron e vetme. Raportet paralajmërojnë se aktorët kibernetikë të lidhur me Rusinë kanë intensifikuar aktivitetet e tyre muajin e kaluar.

Tregohet për përpjekjet për të nxitur zemërimin ndaj komunitetit LGBTQ+ nëpërmjet përdorimit të dezinformatave që synojnë të promovojnë besime diskriminuese për komunitetet transgjinore dhe trajtimit që ata i nënshtrohen.

Gjithashtu, regjistrimet audio të zërave të gjeneruar nga inteligjenca artificiale përdoren për të imituar stilin e gazetarëve amerikanë.

Janë identifikuar mënyrat për të arritur tek votuesit amerikanë duke zhvendosur përmbajtjen nga platforma e mediave sociale Telegram në X.

Të paktën një rast u zbulua në të cilin një person i lidhur me Iranin, i paraqitur si amerikan, bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve për shkak të mbështetjes së të dy kandidatëve për fushatën ushtarake të Izraelit në Lindjen e Mesme.

Rusia, Irani dhe Kina kanë mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në zgjedhjet amerikane.

Megjithatë, zbulimet nga Microsoft dhe Recorded Future janë në përputhje me vlerësimet e zyrtarëve të inteligjencës amerikane.

“Aktorët e huaj, veçanërisht Rusia, Irani dhe Kina, vazhdojnë të synojnë të promovojnë narrativa për të përçarë qytetarët dhe për të minuar besimin e tyre në sistemin demokratik amerikan, në përputhje me interesat e tyre”, thuhet në dokumentin e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025