Vlerat e larta të Manganit në ujin e Liqenit të Badocit vazhdojnë të jenë ende prezentë.
Si i tillë uji ende nuk rekomandohet të përdoret për pije e veçanërisht te grupet më të ndjeshme siç janë fëmijët 0-5 vjeç, personat e moshuar dhe ata që kanë sëmundje. Derisa uji i Liqenit të Badocit mund të përdoret për larje të enëve dhe rrobave.
Doktoresha nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, (IKSHPK) Burbuqe Nushi thotë për KosovaPress se çdo ditë vlerat e manganit vazhdojnë të ngrihen.
Nushi ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reshje shiu, atëherë kjo gjendje me ujin e pijshëm pritet të vazhdojë edhe përgjatë dy javëve të ardhshme.Qytetarët po furnizohen me ujë nga autobotet për ta përdorur vetëm në kuzhinë, ndërsa për ta konsumuar e blejnë atë nëpër markete.
Ilir Fetahaj nga lagjja “Bregu i Diellit”, në Prishtinë, thotë se nëse gjendja e vështirësuar me furnizim të ujit të pijes do të vazhdojë, atëherë qytetarët duhet të dalin në protesta.
Mangani është një mineral që mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore nëse sasia e tij në ujë është më e madhe se 0.05 miligram për një litër, pasi kjo mund t’i shtojë ujit ngjyrë, erë dhe shije ndryshe.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...