Partia Guxo është gati për zgjedhjet e 9 shkurtit, 2025. Kështu ka deklaruar, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili ka thënë se kjo parti ka çfarë t'i jep vendit në politikën e jashtme dhe sigurisë, në arsim e kulturë, shëndetësi e infrastrukturë, ambient e energji, zhvillim e në bujqësi.
Në takimin qe po ka mbajtur Partia Guxo sot me anëtarë dhe mbështetës, Peci ka renditur të arriturat e kësaj qeverisje përgjatë këtij mandati, derisa ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për mbështetjen në këtë drejtim.
Ai ka thënë se Partia Guxo është shëmbëlltyra e qeverisjes së mirë, e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Ndërsa ka nënvizuar se për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, kanë ide e vizion, duke shtuar se Guxo ka çfarë t'i ofrojë vendit në çdo sektor të saj të rëndësishëm.
"Ndryshimi në sektorin e bujqësisë është rrënjësor, nga subvencionimi për grurë, traktori në katin e shtatë, sepse për të numëruar të zeza nuk mjaftojnë as edhe një film i metrazhit të gjatë. Kemi arritur këtë vit që të sigurojmë bukën e motmotit dhe gjitha parametrat janë progresiv në sektorin që drejtoj. Andaj, Guxo është shëmbëlltyra e qeverisjes së mirë, e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, kemi ide e vizion, vullnet e gatishmëri e nga kjo perspektivë mund të themi që kemi dhënë edhe dëshmi, që Guxo ka çfarë t'i jep vendit në politikën e jashtme dhe të sigurisë, në arsim e kulturë, shëndetësi e infrastrukturë, ambient e energji, në zhvillim e në bujqësi", ka përfunduar Peci.