Krasniqi takon Kasanof: Ritheksuam nevojën e Kosovës për bashkërendim me aleatët strategjikë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
krasniqi
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza, dhe ish-diplomatja Vlora Çitaku kanë qëndruar në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë për t’u takuar me emisarin amerikan, Aleksander Kasanof.

Kryetari Krasniqi ka shkruar në Facebook se në takim ka ritheksuar nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët strategjikë, e veçanërisht me SHBA-në.

“Në takim ritheksova nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërisht me SHBA-në. Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj”, theksoi ai.

https://kosovapress.com/kurti-per-viziten-e-kasanof-te-kemi-durim-deri-neser-se-cfare-mund-te-presim-prej-tij

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025