Fillon mësimi tërëditor edhe në dy shkolla të Prishtinës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
prishtinaa
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kryeqytet sot ka filluar mësimi tërëditor edhe në dy shkolla, në shkollën fillore të mesme të ulët “Faik Konica” dhe “Xhemajl Mustafa”.

Fillimin e procesit të ri e pa nga afër edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe nënkryetarja e njëherësh drejtoresha e Arsimit në këtë komunë Jehona Lushaku Sadriu.

Me këtë rast Rama ka thënë se ky sistem i ri po shfrytëzohet në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të lexojnë dhe kuptojnë mësimet më mirë dhe edukata të jetë në nivel.

Ndërsa, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu është shprehur se kio është bërë me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në Kosovë.

Po ashtu profesori i biologjisë Besnik Shabihu ka shtuar se aktivitetet janë kreativë e jo shabllon, prandaj sipas tij, fëmijët nuk do ta ndjenjë lodhjen.

Pas vizitës së shkollës “Faik Konica”, të njëjtit vizituan edhe shkollën “Xhemajl Mustafa”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024