Dështoi votimi i buxhetit për Komunën e Prishtinës
Biznes
Lexohet për: 2 min.
459733272_1559520128336389_2567333666642157154_n
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi Komunal i Prishtinës ndonëse në seanca të jashtëzakonshme, në mungesë të kuorumit ka dështuar ta votojë buxhetin komunal në vlerë prej 128.100.224 euro.

Teksa shprehën pakënaqësitë e tyre për këtë buxhet, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan seancën e Kuvendit dhe kështu pamundësua hedhje në votim të buxhetit.

Seanca nisi me 27 asambleistë. Nora Kelmendi në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se në këtë buxhet nuk ka vizion dhe është bërë sa për sy e faqe.

Jeta Rafuna, shefe e grupit të asamblistëve të LDK-së, u shpreh se buxheti është themeli i të gjitha projekteve për vitin e ardhshëm, ndërsa iu bëri thirrje partive opozitare mos ta bllokojnë këtë proces.

Bahri Gashi nga AAK tha se ky buxhet ka mangësi por si AAK do ta përkrahim.

Mbështetje për buxhetin dhanë edhe AKR dhe Nisma.

Ndërsa, anëtarët e PDK-së, nuk morën pjesë në këtë mbledhje.

Seancën e Kuvendit komunal të Kosovës e lëshuan asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025