Nga 1 mijë e 816 premtime që kryetarët e komunave kanë dhënë në fushatën e kaluar zgjedhore, 42 për qind e tyre janë përmbushur. Kështu ka bërë të ditur instituti GAP, i cili ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në muajin qershor 2024.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, sipas këtij instituti, kësaj here dominon përmbushja e premtimeve në fushën e shëndetësisë dhe administratës, për dallim nga vitet e kaluara kur kryesisht dominimi në përmbushjen e premtimeve ka qenë tek fusha e infrastrukturës.
Në anën tjetër, analisti politik në Institutin GAP, Bekim Salihu ka treguar përqindjen e premtimeve të përmbushura dhe premtimeve që ende nuk kanë filluar të zbatohen nga kryetarët e komunave.
Ai u shpreh se për 23 për qind të premtimeve akoma nuk ka ndonjë nismë në përmbushjen e tyre.Ndërsa, Salihu ka theksuar se problemet më të mëdha tek Prishtina dalin të jenë në fushën e infrastrukturës.
“Kreu i Prishtinës ka përmbushur numrin më të madh të premtimeve në fushën e administratës, ku nga 8 premtime 5 janë përmbushur. Ndërkaq, ngecjet ose problemet më të mëdha tek Prishtina dalin të jenë në fushën e infrastrukturës ku nga 43 premtime të dhëna vetëm katër rezultojnë të përmbushura”, shtoi ai.
Lajmi i plotë në sismtemin me parapagim...