Osmani viziton “Vatrën”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
460569831_1065888178229054_8062731364514946757_n
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar sot shoqatën “Vatra”.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Federata Pan Shqiptare “Vatra”, e themeluar nga Fan Noli e Faik Konica, u bë vatër e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara.

“Në kohët më të vështira për popullin shqiptar, “Vatra” ishte pikë referimi për shqiptarët e Amerikës, duke mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar dhe kauzën për liri, pavarësi e demokraci. Sot kisha nderin ta vizitoj “Vatrën” dhe ta takoj anëtarësinë e shoqatës më të vjetër shqiptare në Shtetet e Bashkuara”, tha Osmani.

Ndryshe, në kuadër të vizitës në SHBA, e para e vendit tonë mori pjesë një pritje të organizuar dje në akademinë ushtarake West Point.

Osmani ndodhet në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Ajo do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe do të merr pjesë në aktivitete tjera zyrtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024