Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mbledhur gurëthyes e prodhues të betonit për të diskutuar rreth problemeve të shumta me të cilat po përballen tash e shumë muaj.
Kryetari i Dhomës, Skënder Krasniqi, ka thënë se përkundër angazhimeve të shumta, institucionet po vazhdojnë të jenë hezituese në zgjidhjen e telasheve që kanë gurëthyesit dhe prodhuesit e betonit.
Kryetari Krasniqi ka përmendur sfidat me mungesën e funksionimit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, pastaj mos angazhimin e mjaftueshëm të Ministrisë së Bujqësisë, asaj të Ambientit dhe komunat.
Ndërkaq, anëtari i Bordit të Dhomës, Idriz Zejnullahu, ka prezantuar para të pranishmëve veprimet e deritashme që janë ndërmarrë me qëllim të tejkalimit të sfidave që janë dalë duke filluar nga komuna ku operojnë kompanitë e deri tek ministritë e agjencitë.Anëtari i Bordit, Zejnullahu, ka deklaruar se në Agjencinë e Pyjeve, deri më tani janë dorëzuar 65 kërkesa për vazhdim të lejes për shfrytëzim të tokës, 31 kërkesa të tjera për punim tokave dhe mbjelljeve të pemëve.
Më tej thuhet se këto kërkesa ka kohë që janë mbetur pezull, kurse komuna e Novobërdës ka marrë një vendim që s’e kanë komunat tjera, ku secilës kompani të gurëthyesve që operon në territorin e saj, t’u vendoset taksa në vlerë prej 8 mijë eurove në vit.