ATK mbledh 2.3 milionë euro tatime vetëm nga këngëtarët
Biznes
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua
Administrata Tatimore e Kosovës për periudhën janar-gusht 2024 vetëm nga këngëtarët ka mbledhur tatime në vlerë 2.3 milionë euro.
Rritja është rezultat i masave të reja të zbatuara nga administrata për të konsoliduar aktivitetet e saj dhe për të siguruar një monitorim intensiv të këtij sektori.
Të hyrat e kësaj periudhe janë më të larta për gjysmë milioni euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në kuadër të këtyre masave, është intensifikuar monitorimi i të ardhurave të këngëtarëve, duke përfshirë performancat live, kontratat e menaxhimit si dhe të ardhurat nga burime tjera.
Kjo nismë është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të rritur të ardhurat buxhetore dhe për të përmirësuar transparencën financiare në sektorin e muzikës, duke inkurajuar të gjithë artistët të respektojnë detyrimet e tyre tatimore.
Administrata Tatimore e Kosovës falënderon të gjithë këngëtarët dhe artistët që kanë përmbushur obligimet e tyre dhe inkurajon të tjerët të ndjekin të njëjtin shembull për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit.