Ademi nga Fronti Evropian, u drejtohet qytetarëve
Lexohet për: 1 min.
qfdq
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Arbër Ademi nga BDI-ja në paraqitjen e tij të parë pas mbylljes së kutive të votimit, tha se qytetarët e dhanë votën e tyre për Frontin Evropian dhe kandidatit të tyre Bujar Osmani dhe se tani kjo votë duhet të shndërrohet në vepër. “Falënderojmë qytetarët që votuan kandidatin tonë, Bujar Osmani dhe votuan Frontin Evropian. Sot qytetarët folën, kurse neve na mbetet që këtë vullnet të tyre ta shndërrojmë në vepër. Falënderojmë mediat dhe vëzhguesit vendor dhe të huaj”, tha Ademi.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votuan në raundin e parë për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. /Alsat.mk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024