Ademi: I pari i FIFA-s mezi pret ta vizitojë Kosovën
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në kuadër të manifestimit të 100-vjetorit të themelimit të Federatës bullgare të futbollit.
Në këtë takim, Ademi tha se u diskutua për zhvillimin e futbollit në Kosovë
“Gjithmonë kënaqësi ta takoj presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Edhe kësaj radhe në kuadër të manifestimit të 100-vjetorit të themelimit të Federatës bullgare të futbollit, patëm mundësi të diskutojmë për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe për projektet e përbashkëta që do ta avancojnë tutje futbollin tonë”, ka shkruar Ademi.
Ai ka shtuar se Infantino mezi po pret që ta vizitojë Kosovën aty ku do ta bëjë edhe përurimin e Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali.
“Presidenti Infantino theksoi se me padurim pret të vijë në përurimin e Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali”, ka shkruar Ademi.