Ademi i dërgon letër mbështetëse homologut të tij nga Ukraina
Lexohet për: 2 min.
15-4
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi i ka dërguar një letër mbështetëse presidentit të Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko dhe tërë komunitetit të futbollit ukrainas.

Në këtë letër Ademi në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, i ka ofruar mbështetjen që Republika e Kosovës i jep popullit liridashës të Ukrainës, në luftën kundër agresorit rus.

“Si një vend me plagë të freskëta nga lufta, e ndjejmë tmerrin e luftës dhe frikën që vendi juaj është duke kaluar. Prandaj, përfitojmë nga ky rast për të shprehur solidaritetin tonë me njerëzit e Ukrainës dhe lutemi për sigurinë e tyre. Zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura për qytetarët tuaj të dashur dhe ne qëndrojmë pranë jush për gjithçka që keni nevojë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e presidentit Ademi drejtuar kreut të futbollit ukrainas.

Tutje i pari i FFK-së ka theksuar se ky është një moment vendimtar për ne dhe botën që të qëndrojmë së bashku dhe të reagojmë fuqishëm dhe qartë kundër veprimeve agresore të Rusisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025