Abrahami i reagon Escobarit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Anëtari i Bundestagut gjerman, Knut Abrahami ka reaguar të dërguarit të posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke thënë se ata vlerësojmë shqetësimet e tij, por i ka siguruar atij se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret e anëtarësimit për Kosovën dhe Këshilli i Evropës do të vlerësojë përmbushjen e tyre.

Ai ka shkruar në SHBA nuk do t'i plotësonte këto kritere për shkak të dënimit me vdekje.

Escobar ka thënë se për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosovës i kanë mbetur edhe dy kushte.

“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është... [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, ka theksuar Escobar.

Escobar më herët ka mirëpritur urdhrin që Qeveria e Kosovës i ka dhënë Agjencisë Kadastrale, për ekzekutim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit 24 hektarë tokë duhet t’i barten Manastirit të Deçanit. Këtë urdhër Qeveria e ka dhënë në mbledhjen e mbajtur të mërkurën. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025