Abdixhiku: Vrasja e Aganit, hakmarrje dhe dëmtim i së ardhmes së Kosovës
Lexohet për: 2 min.
abdixhiku
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë dhe familjarë bëri sot homazhe te varri i profesor Fehmi Aganit në Prishtinë, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku deklaroi se profesor Agani ishte bartës, ideator dhe njëkohësisht udhëheqës i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci.

Ai u shpreh se vrasja e Fehmi Aganit ishte hakmarrje dhe dëmtim i së ardhmes së Kosovës.

“24 vite më pas e kujtojmë veprën e tij dhe shenjën hakmarrëse ndaj lëvizjes për liri, pavarësi, demokraci me vrasjen e profesor Aganit. Pra, vrasja e tij përveç që ishte hakmarrje e gjithë lëvizjes në vend, ishte edhe dëmtim i së ardhmes së Kosovës, e cila padyshim se me profesor Aganin do të ishte shumë më ndryshe, shumë më e pasur dhe shumë më përparimtare.”, tha ai.

Abdixhiku potencoi se Agani mbetet një nga ideatorët më të mëdhenj të vendit.

Ndërsa, djali i Fehmi Aganit, Mentor Agani për ditën e sotme tha që është ditë e dhimbjes, por edhe e krenarisë.

https://kosovapress.com/admin/osmani-sjellja-e-vrasesve-te-aganit-para-drejtesise-perkushtim-i-yni-i-vazhdueshem/

Sot, bëhen 24 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit.

Agani është vrarë me 6 maj të vitit 1999, nga forcat pushtuese serbe.

https://kosovapress.com/admin/24-vjet-nga-vrasja-e-fehmi-aganit/

Figura e Aganit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Fehmi Agani ka qenë njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike./KosovaPress

No description available.
No description available.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024