Abdixhiku takohet me Hovenier: S’kemi aleat më të afërt se ShBA
Lexohet për: 1 min.
abdixhiku-181223
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar për një drekë pune me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se drekat e punës me Hovenier janë gjithmonë të këndshme, derisa ka shtuar se ka pranuar një dhuratë nga ai.

“Drekat e punës me ambasadorin, Jeff Hovenier janë gjithmonë të këndshme. Dhe kjo e sotmja, në residencën e tij, ishte e tillë. Veçse e shoqëruar me një dhuratë fundviti, një pako ëmbëlsirë nga Tacoma e shtetit të Ëashingtonit.”

I pari i LDK-së njoftoi se bashkë më Hovenier kanë ndarë pikëpamjet mbi zhvillimet politike në vend, teksa ka thënë se Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-të.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025