Abdixhiku shpalos në Prizren programin qeverisës
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim elektoral në Prizren prej ku kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku u zotua për 5 miliardë euro investime, 5 miliardë euro buxhet si dhe mbi 5 për qind rritje ekonomike.
“Ambicia jonë është e drejtë, është e mundshme, është e guximshme, në këtë ambicie kemi zotime të prekshme që garantojnë jetë të mirë në Kosovë”, tha Abdixhiku.
“Që në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë do tu rrisim pagat me koeficient 150”, tha Abdixhiku.
“Në Kosovën e territ, në Kosovën e faturave të larta elektrike, do të ndërtojmë centralin e ri me gaz amerikan në Kosovë”, shtoi ai.
"Do të ndërtojmë spitalin e ri të Kosovës, me plot 500 milionë euro investim në të", shtoi Abdixhiku.
Derisa foli për Prizrenin, ai përmendi mësimin gjithë ditor si dhe ndërtimin e tetë çerdheve.
“Një stadium modern futbolli, mbështetje 12 milionë, ta keni nga qeveria qendrore për qytetin tuaj të bukur”, tha ai.