Abdixhiku për Qeverinë: Sillen si kapadai dhe u kërkojnë llogari hajnish minatorëve të Trepçës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka postuar një fotografi të minatorëve të Trepçës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se kanë keqkuptuar shtetin, përgjegjësitë por kanë keqkuptuar mbi të gjitha idenë se s’mund të sillen si kapadai.

Abdixhiuk ka shkruar në Facebook se emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit, u kërkojnë llogari hajnish, besoni ose jo minatorëve të ngratë të lënë pa paga për tre muaj rresht.

“E ka katër vite që menaxhojnë vet me Trepçë. Ky pushtet ka caktuar Bordin e Trepçës, ky pushtet ka caktuar menaxhmentin e Trepçës, ky pushtet ka caktuar fatin pa paga të Trepçës, përgjegjësi e plotë, por marre nuk kanë hiç. Këtë arrogancë pushteti e sjellje mbajeni në mend. Zgjedhjet janë afër. 9 shkurti po vjen. Kuptojeni se këta nuk njohin ndjenjën e shërbimit ndaj tjetrit sepse i shërbejnë veç vetes. Siç nuk kuptojnë se aty - me 51% - janë për udhëheqje e zgjidhje problemesh; më së paku për ofendim, poshtërim e nënshtrim të hallgjorëve!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024