Abdixhiku paralajmëron veprime: Do ta ndalim këtë degradim që e ka sjellë Kurti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar veprime institucionale për të kundërshtuar veprimet e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me situatën në veri dhe raportet me aleatët ndërkombëtar.
Vendimin që kryetarët e zgjedhur të shkojnë në objektet komunale të asistuar me policë, ai e ka quajtur aventurë të rrezikshme personale të Kurtit.
Sipas tij, në rrethanat aktuale kryetarët nuk mund të ushtrojnë mandatin e tyre në ato objekte dhe kryeministri duhet të koordinohet me aleatët për shtensionimin e situatës në veri.
Gjithashtu, ai ka kërkuar nga presidentja Osmani që mos të heshtë në lidhje me këtë situatë.
Abdixhiku, në konferencë për media, ka thënë se në kohën kur Kosova është nën sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale të Vuçiqit, Kurti është në sulm fatkeq ndaj miqve ndërkombëtar.
“Nga sot LDK-ja nuk do të sillet sikur jemi në situatë normale politike. Nga sot do t’i përdorim të gjitha rrugët institucionale, politike e demokratike që ta ndalim këtë degradim e theqafje të cilën e ka sjellë Kurti, e ka instaluar në krye të ekzekutivit. Kosova ka nevojë t’i kthehet dinjiteti dhe perspektiva”, ka thënë ai.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.