Abdixhiku: Një shtëpi e paditur në qeveri
Lexohet për: 3 min.
311436431_1526587794458400_2631310212833380620_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku theksoi se reagimi i Qeverisë së Kosovës është i vonshëm, ndërsa u shpreh po ashtu se tragjedia e këtij vendi është se Qeveria e Kosovës është një shtëpi e paditur.

“Kjo është tragjedia e këtij vendi një shtëpi e paditur  në qeveri. Tani unë besoj që reagimi është shumë i vonshëm  po bëhen 8 muaj që çmimet kanë filluar të rriten dhe për më tepër këta nuk e kuptojnë as sa e kanë inflacionin se më parë të dytë kryeministri, zëvendëskryeministër, ministër i Financave dhe ajo tjetra zonjë që merrte shënime dhe fliste kot në këtë seancë tani inflacioni është 12% ...mosveprimi juaj ka bërë që ky inflacion të jetë rreth 20%. Prandaj nuk ka alternativë tjetër jo që është çështje jo kushtetuese sepse kjo do të bie kushdo që e merr mundin ta dërgoj në Kushtetuese do të bjerë ky ligj”, theksoi ai.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se sot ka kohë që provon ta kuptoj se si qeveria i merr vendimet.

“Tani me ua thënë të drejtën ka kohë që provoj të kuptoj se si i marrin vendimet këta. Edhe sot dy raste i pash kështu nga ulësja këtu. Doli e para ministrja e Zhvillimit Ekonomik e Ekonomisë tha çmimi i prodhimit të peletit është 188 euro, 700 euro në treg dhe kryeministri e rrotullonte kokën në mosbesim, doli ministri i Financave paramendoni ministër i Financave  thotë se një produkt që vjen në kufi me 1 euro e 20 cent e shitet 2 euro e 20 cent i bënë 1 euro fitim dhe ky prapë e rrotullonte kokën, çfarë po ndodhka këtu. Pra, nuk e kupton ministri i Financave edhe më pak kryeministri i tij që në momentin e parë që ai futet në doganë prej këtyre 20 cent vetëm në strat i merr TVSH”, theksoi ai.

Kreu i LDK-së po ashtu tha se me këtë projektligj do të dëmtohen mijëra dyqane të vogla në fshatra.

Ai theksoi se problemi në Kosovë është se kemi praktikantë në qeveri.

“Unë them se me këtë ligj sa për llogaritjen do t’i dëmtoni mijëra dyqane të vogla nëpër fshatra që 90% të produkteve janë produkte bazike, supermarketet e mëdha në vend këto 13 produkte që i keni në listë përbëjnë as 0.01% të produkteve që i kanë ata mbijetojnë koston... çmimet prapë kanë me mbet të larta qysh kanë mbetur në naftë nëse ju mburreni me çmimin e naftës që e keni ndreq gabim e keni derisa i merrni 60 cent në TVSH dyfish më shumë se sa keni marr....këto janë çështje bazike që një qeveri duhet t’i kishte bazë por kemi praktikantë në qeveri ky është problemi i Kosovës”, tha ai. /B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025