Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, ditës së shpalljes pavarësisë, 248 vjet më parë.
Abdixhiku, ka shkruar se në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtar i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë.
I pari i LDK-së, më tutje ka thënë se në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtar i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë.
“Edhe për Kosovën SHBA-të kanë qenë, janë dhe do mbesin aleat i përhershëm strategjik, pa mbështetjen e të cilëve vendi ynë do ta kishte të pamundur lirinë, krijimin dhe konsolidimin e shtetit”, ka thënë ai.
Mesazhi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me rastin e 4 Korrikut - Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:
“Urime dita e pavarësisë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sinonim i kombit të madh, që angazhohet përherë për një botë më paqësore dhe më të sigurt. Ato janë motiv dhe model i shumë popujve anekënd globit për liri, paqe e demokraci.
Edhe për Kosovën SHBA-të kanë qenë, janë dhe do mbesin aleat i përhershëm strategjik, pa mbështetjen e të cilëve vendi ynë do ta kishte të pamundur lirinë, krijimin dhe konsolidimin e shtetit. Aleanca me ShBA-të është e përmbledhur qartë në postulatin e atit themeltar të Republikës, Presidentit Historik Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO e BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Vizioni politik i yni është i qartë; duhet ta ndjekim orientimin natyral politik drejt vlerave perëndimore e integrimin në strukturat euro-atlantike.
Urime Ditën e Pavarësisë SHBA!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
https://kosovapress.com/shtetet-e-bashkuara-te-amerikes-festojne-sot-diten-e-pavaresise