Abdixhiku mori mbështetjen e Degës së LDK-së në Viti
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku mori mbështetjen e Degës së LDK-së në Viti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se mori mbështetje nga Dega e LDK-së në Viti.
Abdixhiku tha se LDK-ja është veç e anëtarësisë së saj dhe ky vullnet s’i nënshtrohet askujt.
Kjo përkrahje nga Dega në Viti vjen pas kërkesave një ditë më parë të Degëve të kësaj partie në Pejë, Lipjan dhe në Degën e dytë në Prishtinë për dorëheqjen e Abdixhikut.
Postimi i plotë:
“Degës së Vitisë, kryetarit Sokol Haliti, kryesisë dhe strukturave tona këtu, ju faleminderit për mbështetjen e plotë!
Ju faleminderit për pritjen e sotme; që jeni e që ju kemi! Që i mbroni parimet, punën e të drejtën. Mesazhin tuaj e mora qartë.
Do ta kalojmë çdo sfidë, shtetare e partiake, siç kemi ditur gjithmonë; me demokraci funksionale, me vullnet të mbarë dhe me besim të plotë se LDK është veç e anëtarësisë së saj dhe ky vullnet s’i nënshtrohet askujt.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.