Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur tubimin në Podujevë, një ditë përpara tubimit të tyre të madh.
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ua bëri për hajr llapjanëve ‘vadën’ në Lupç, teksa tha se LDK-ja projektin kryesor e ka Autostradën “Ibrahim Rugova” deri në Merdarë
E, kandidatja e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmani, tha se presidenti historik, Ibrahim Rugova, e donte Llapin e llapjanët për urtësinë dhe se llapjanët nuk bien pre e urrejtjes politike.
“Llapi nuk është thjeshtë një rajon, por ka qenë dhe mbetet zemra e LDK-së, vendi ku fjala e Ibrahim Rugovës është ruajtur si e shenjtë. Rugova e donte Llapin për urtësinë, ai e dinte se këtu jetojnë njerëzit që nuk bien pre e urrejtjes politike. Ai e dinte që këtu ka njerëz se shteti ndërtohet me dije dhe orientim properëndimor. Bashkimi ynë s’ka ndodhur për kalkulime por sepse shteti ynë është në rrezik, sepse Kosovës nuk i duhen njerëz që i shpallin luftë secilit që mendon ndryshe”, tha Osmani.“Llapi i dha Kosovës shumë bijë e bija që dhanë shumë për këtë shtet, në krye me Zahir Pajazitin që edhe sot e kemi udhërrëfyes se si mbrohet atdheu.. shpresa nuk zgjohet me slogane boshe e as me vada të katundeve, shpresë nuk ka kur e do krejt pushtetin, por ka shpresë kur studenti nuk mendon të ikë jashtë vendit, kur policët e ushtarakët tanë nuk përdoren për propagandë politike.. prandaj sot nga zemra e LDK-së iu bëjë thirrje të gjithëve që të mos e humbin besimi te Kosova”, tha Osmani.