Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se për partinë që drejton draft statuti për Asociacioni, është një autonomi e zgjeruar territoriale me tendencë drejt federalizmit, megjithatë theksoi se kryesia e partisë në fund të javës do të dal me qëndrim zyrtar për draftin e dorëzuar nga emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.
Abdixhiku pas mbledhjes së këshillit të përgjithshëm të LDK-së, me draftin që iu është dorëzuar kësaj partie, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nis me preambulën që i referohet rezolutës 14 44 si paralele e deklaratës së shpalljes së pavarësisë dhe përfundon me arbitrazh si paralele e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Natyrisht se po, por këto qëndrime që po i bëj publike, do t’i bëj edhe në atë takim, pra për LDK-në, ndonëse është ende lexim i imi si kryetar i partisë, ne do të presim kryesinë për të marrë qëndrimin përfundimtar por për LDK-në draft statuti është një autonomi e zgjeruar territoriale me tendencë drejt federalizmit. ..ajo çka unë shqetësohem është me papërgjegjësinë e institucioneve të vendit, kryesisht të Qeverisë, të cilët tek tani e kanë kuptuar atë që ia themi vazhdimisht, pra unë gëzohem që tani më në fund thonë se Kosova është dashur të bëj vet draft statutin e Asociacionit por kjo është pikërisht gjëja që kemi thënë tash e sa vite“, tha ai, derisa shtoi se duhet kosto e madhe e vendit derisa të vije në pozicionin që ata e thonë vazhdimisht.