Abdixhiku: Kjo nuk është pako ekonomike, por tentim për blerje vote
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku: Kjo nuk është pako ekonomike, por tentim për blerje vote
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e nga 100 eurove për kategori të ndryshme të qytetarëve, duke e cilësuar atë si “tentim për blerje vote”.
Në një postim publik, Abdixhiku akuzoi pushtetin për përdorim të mjeteve shtetërore në funksion elektoral, duke thënë se qeveria po mundohet të mbulojë, siç u shpreh ai, “dështimin qeverisës me paranë e vet qytetarëve”.
Sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk mund të blihen dhe e ardhmja e tyre nuk është në shitje. Ai kritikoi qeverinë edhe për mungesë të ideve, projekteve dhe rezultateve konkrete, ndërsa shtoi se Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet më të varfra në Evropë.
Abdixhiku kërkoi një “kapitull të ri” për vendin, ku mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik të jenë politika të qëndrueshme shtetërore dhe jo, siç tha ai, favor elektoral në prag zgjedhjesh.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.