Abdixhiku do të ofrojë dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku do të ofrojë dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së
Lumir Abdixhiku
13/01/2026 - 19:39
Linku u kopjua

Lumir Abdixhiku ka thënë se do të ofrojë dorëheqjen nga kryetari i LDK-së në Kuvendin e Përgjithshëm të partisë, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit.  Megjithatë, pas pyetjes së KosovaPress, ai tha se nëse delegatët e LDK-së e refuzojnë dorëheqjen ai do të vazhdojë të qëndrojë në krye të LDK-së.

Abdixhiku i shoqëruar nga vartësit e tij pas mbledhjes maratonike mbi pesë orëshe me disa prej zyrtarëve të lartë të LDK-së, tha se shumë shpejtë do të thërras Kryesinë dhe Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së, raporton KosovaPress.

“E kam obligim moral, politik të sjelljes time që të marrë përgjegjësinë dhe organizimin politik të LDK-së, përmes ofrimit te Kuvendi i LDK-së së dorëheqjes si kryetar i LDK-së dhe më pas Kuvendi le të vendosë përmes votës se a e pranojnë apo jo këtë dorëheqje. Po ashtu secili ka të drejtën e garantuar që deri atëherë të shtrojë kandidaturën individuale për kreun e LDK-së”, tha ai.

Sipas tij, është papërgjegjësi që t’i shmanget besimit të delegatëve të LDK-së nëse të njëjtit ia refuzojnë dorëheqjen.

“Nëse kuvendi nuk e pranon dorëheqjen, atëherë detyrohem me qëndrua në pozitën e kryetarit  dhe ta kërkon një gjë të tillë. Është një papërgjegjësi edhe e kohës dhe anëtarësisë që ti shmangesh këtij besimi. Por, kjo ççshite është e anëtarësisë”, tha ai.

Përkitazi me këtë, ai tha se secili anëtarë i LDK-së ka të drejtë që t’ia mësyjë të parit të partisë, mirëpo kur u pyet sërish nga KosovaPress se a kishin disponim ndonjëri prej nënkryetarëve aktual që të kandidojë, ai i shikoi të njëjtit dhe tha që jo.

“”A jeni të interesuar? Jo nuk qenkan. Ishin diskutime të brendshme por kanë të drejt secili prej tyre. secili anëtarë i LDK ka të drejt të parashtrojë një çështje të tillë. Këto kandidatura mund të shpallen në ditët në vijim”, tha ai.

Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.11 për qind të votave, që i sigurojnë 15 ulëse në Kuvend.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026