AAK: Shteti mbështeti ekspozitën që kishte pasaktësi dhe tash po i ikë përgjegjësisë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
AAK: Shteti mbështeti ekspozitën që kishte pasaktësi dhe tash po i ikë përgjegjësisë
2
29/03/2026 - 12:02
Linku u kopjua

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar institucionet e Kosovës për shmangie të përgjegjësisë lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila ishte vendosur në sheshet e Prishtinës.

Derisa Kuvendi i Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme, kishin financuar ekspozitën të cilën zyrtarët e Komunës së Prishtinës e kanë hequr nga sheshet pas reagimeve të qytetarëve për pasaktësi në numrin e viktimave të masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë, si dhe pasaktësi tjera, Tahiri në një konferencë për media, tha se institucionet e Kosovës kanë dështuar në menaxhimin e situatës dhe në trajtimin e çështjeve që lidhen me përmbajtjen e ekspozitës, duke shtuar se mungesa e përgjegjësisë po vazhdon në nivele të ndryshme institucionale.

“ Është totalisht e pakuptimtë se si i përvidhet, se si shteti dështon, dështon Qeveria e Kosovës, dështon Kuvendi i Kosovës, dështon ministrja përkatëse dhe mbështetet një ekspozitë e cila në esencë ka pasaktësi që ndërlidhen me të drejtën historike të Kosovës, pasaktësi të të dhënave të cilat i demantojnë burimin. Pra, burimi i informacionit thotë: ‘Këto nuk janë të dhënat e mia’, domethënë largone këtë ekspozitë. Dhe në anën tjetër, secili në institucion, në këtë pushtet, mundohet me ike prej përgjegjësisë. Mundohet me ikë prej përgjegjësie Lëvizja Vetëvendosje duke thënë që ‘na e kemi përjashtuar autorin nga Lëvizja Vetëvendosje, nga zyra e kryeministrit’. Mundohet me ike nga përgjegjësia Qeveria, Ministria e linjës thotë: ‘Jo, na nuk dimë për këtë punë kurgjë’. Dhe në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës i cili e ka financuar, po ashtu mundohet me ikë nga përgjegjësia.” - u shpreh Tahiri.

Ai ka bërë të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe grupi i saj parlamentar kanë adresuar një letër drejtuar kryetares së Kuvendit, duke kërkuar që çështja të trajtohet me seriozitet dhe të sigurohet transparencë lidhur me procesin dhe burimin e informacionit të përdorur në ekspozitë.

Sipas tij, rasti ka prekur fillimisht viktimat e burgut të Dubravës, më pas historinë dhe në fund edhe institucionet e vendit, duke theksuar nevojën për sqarim dhe përgjegjësi institucionale.

Tahiri ka shtuar se është e papranueshme që përmbajtje që lidhen me tema të ndjeshme historike dhe me viktimat të publikohen nën logon e institucioneve shtetërore pa verifikim të duhur, duke kërkuar që rasti të trajtohet me kujdes nga organet përgjegjëse.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026