Lirimi i më së paku 50 për qind i TVSH-së për derivatet dhe heqja e përkohshme e akcizës ishin dy nga masat urgjente që kërkoi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Ai i dorëzoi kërkesë zyrtare gjatë ditës së sotme kësaj ministrie.
Ai thotë se është thelbësore që Qeveria të marrë veprime sa më shpejt për shkak se çmimi i derivateve është duke afektuar rritje zixhirore të ushqimit të të gjitha produkteve bazë, por edhe duke pamundësuar punën e sektorit privat.
Ai shton se ndoshta qëllimi i mosmarrjes së masave nga qeveria mund të jetë edhe krijimi i sa më shumë të hyrave, por sipas Tahirit, këto janë inflacion, sepse kur rritet çmimi në TVSH, përfiton më shumë qeveria.
“Si e parë e punës, akciza është e përcaktuar me ligj dhe rrjedhimisht për çfarëdo ndryshimi duhet kuvendi. Dhe e dyta që TVSH-ja në këtë rast edhe akciza janë të hyra të buxhetit të Kosovës, të cilat në situatën aktuale mbesin ashtu si janë, vetëm se jemi duke shikuar cilat janë mundësitë për të ndikuar nëse ka rritje të mëtejshme natyrisht në zinxhirin e furnizimit. Do të thotë që mos të ketë multiplifikim apo zinxhir të rritjes edhe tek produktet e tjera… TVSH-ja asnjëherë nuk ka qenë opsion për shkak se është shumë problem të përcillet TVSH-ja pasi që është tatimi në vlerën e shtuar, është ajo çfarë paguhet nga qytetari, do të thotë nga secili konsumator fundor… Ndërsa sa i përket akcizës, mbetet të përcillet në situatën aktuale nuk e konsiderojmë si opsion heqjen e akcizës, por përcjelljen e situatës në të cilën çmimi i importuar nuk e kalon çmimin tavanit i cili është 12 cent në pakicë dhe 2 cent në shumicë.”, tha ajo.
Ndërsa sa i përket dy propozimeve të tjera të AAK-së, Kusari- Lila thotë se pajtohen dhe janë në synimet e tyre në përballimin e situatës aktuale ekonomike në vend.
“Edhe një herë më duhet t'i ritheksoj disa fakte që qëndrojnë fort në raport me atë se cili është pozicioni i shtetit të Kosovës në tregun e derivateve. E para e punës është se ne jemi shtet tërësisht importues i derivateve. Rjedhimisht secili ndryshim i çmimit në berzën ndërkombëtare do të reflektohet në sasinë e importuar të derivateve në Kosovë. E dyta është se është një situatë e jashtëzakonshme. Domethënë nuk po flasim për rrethana normale të lëvizjes së çmimit apo tendencës për abuzim nga operatorët ekonomikë, por po flasim për rrethana kur në berzën ndërkombëtare e në të gjitha vendet të cilat lidhen drejtpërdrejt me mbartjen apo transportin e naftës përmes ngushticës së Hormuzit e cila tashmë është vatër e përplasjeve apo betejave, po afektohen drejtpërdrejt nga çmimi i ngritur i derivateve. Ne kemi qenë vendi i parë në rajon që kemi vendosur marzhën tavan mbi çmimin e importuar dhe ajo është edhe një herë më duhet të ritheksoj e bazuar në çmimin në kufi. Do të thotë çmimet luhaten apo çmimi ndryshon brenda varësisht prej çmimit i cili importohet një ditë më pare. Si rjedhojë e kësaj, Kosova ka arritur të mbajë një kontroll mbi çmimin e derivateve”, tha Kusari-Lila.
Kusari Lila:
Video: 16:23
Ajo shtoi se ministria është duke monitoruar tregun për të parandaluar abuzimet dhe po përgatisin masa strategjike për të rritur qëndrueshmërinë ndaj krizave të tilla. Po ashtu sipas saj janë duke përgatitur planifikimet strategjike për të rritur rezistencën ndaj rrethanave të krijuara në tregun botëror.