AAK kërkon nga Kurti të reflektojë karshi kërkesave për deeskalim të situatës në veri
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po i kërkon kryeministrit Albin Kurti të reflektojë karshi kërkesave ndërkombëtare për deeskalimin e situatës në veri. Sipas partisë së Ramush Haradinajt, gjendja e krijuar atje është në favor të Serbisë, andaj, porosisin kreun qeveritar të lëvizë përpara, siç thonë për t’i riparuar të gjitha dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Nënkryetarja e AAK-së, njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Time Kadrijaj thotë për KosvoaPress, se Kosova ka ngecur në procesin e integrimit evropian dhe mekanizmave ndërkombëtare, si pasojë e popullizmave të kryeministrit Albin Kurti.

Duke folur për takimet e së enjtes në Bruksel të kryeministrit Kurti me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, ajo thotë se Kurti duhet të gjejë një zgjidhje për situatën në veri, derisa nënvizon se po ashtu i njëjti duhet të implementojë në tërësi marrëveshjen e dakorduar në Bruksel dhe Ohër.

Nënkryetarja e AAK-së shprehet e shqetësuar me pasojat që mund t’i marrë Kosova për shkak të mos deeskalimit të situatës në veri.

Krahas kësaj, ajo kërkon angazhim më të madh të institucioneve vendore që në bashkërendim me aleatët ndërkombëtarë të kërkojnë lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe.

Në anën tjetër, Kadrijaj për KosovaPress flet edhe për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, me ç’rast thotë se po punojnë intensivisht për sigurimin e 61 deputetëve për rrëzimin e kryeministrit Kurti.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Ndërkaq, më 14 qershor, tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të vendit. Të premten (16 qershor) atyre u është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Kralevë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, Kurti ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij, duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore./E.Zeqiri

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bsvecla-konfirmon-kidnapimin-nderkombetaret-ti-bejne-presion-serbise-te-liroje-policet/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkfor-e-paqarte-se-ku-ndodheshin-policet-ne-momentin-e-arrestimit/
https://kosovapress.com/admin/konjufca-nese-be-e-toleron-agresion-e-serbise-dialogut-po-i-humbet-kuptimi/
https://kosovapress.com/admin/kastrati-per-kidnapimin-e-tre-zyrtareve-policore-nxitje-lufte/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024